Loading…

Pesë yje që mund të ndërrojnë mjedis që në afatin kalimtar të janarit

  • 27/12/2021 | 23:30

Pesë yje që mund të ndërrojnë mjedis që në afatin kalimtar të janarit

Afati kalimtar po afrohet dhe janë disa lojtarë të klasit botëror të cilëve kontrata u skadon në qershor dhe këtë janar do të jenë të lirë për të gjetur një skuadër tjetër.


Një prej tyre në krye të listës është Paul Pogba. Eksperienca e tij te Manchester United po shkon drejt fundit. Agenti Mino Raiola nuk e ka përjashtuar një rikthim romantik te Juventusi.

Ndërkohë Paris Saint-Germain, që e kishte tentuar lojtarin që në verë, ndjek me interes zhvillimet. Real Madridi mbetet më pas në garën për lojtarin tani që nuk është Zinedine Zidane.

Lista vazhdon me Franck Kessie. Dialogu me Milanin ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Ka një diferencë të madhe prej disa milionë eurosh mes asaj që i ofron Milani dhe asaj që pretendon mesfushori.

Në të njëjtën kohë është e vështirë të imagjinohet që te kuqezinjtë të përsëriten rastet e Gio Donnarumma e Hakan Calhanoglu, që u humbën me parametra zero.

Lorenzo Insigne ndërkohë është një tjetër lojtar pranë skadimit të kontratës. Ai dëshiron të qëndrojë te Napoli dhe klubi do ta mbajë, por me shifra më të ulëta nga sa përfiton aktualisht, ndërkohë që kapiteni do një pagë më të mirë.

Klube si Inter, Lazio dhe Roma janë të interesuara në Itali, ndërsa jashtë saj Bayner Munich dhe Tottenham e duan italianin magjik.

Në udhëkryq është edhe fati i Andrea Belottit. Nuk ka asnjë të re në lidhje me qëndrimin e mundshëm të tij në Torino, me sulmuesin që në vitet e shkuara ka qenë prioritet i shumë klubeve.

Denis Zakaria, zvicerani i lindur në vitin 1996, është një nga profilet më interesante të afatit kalimtar, dhe mund të ndryshojë fanellë që në janar, pa arritur në përfundimin të kontratës që e lidh me Borussia Munchengladbach.

Është objektivi kryesor për mesfushën e Juventusit që i duhet të bëjë llogaritë me konkurrencën e Borussia Dortmundit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë