Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku për pasojë ka vdekur një pesë vjeçar.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se 5 vjeçari është goditur nga vetura derisa ishte në biçikletë.
Mirëpo Klan Kosova raporton i dyshuari është djali i axhës së pesëvjeçarit i cili dyshohet se aksidentalisht e ka goditur me veturë pesëvjeçarin.
Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë, ku i dyshuari derisa po dilte me veturë nga dyert e oborrit e goditi pesëvjeçarin i cili s’ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.
Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore