Edhe një grua ka vdekur pas sulmit nga një peshkaqen, derisa ndodhej rreth 650 metra larg në një resort turistik në Egjipt. Viktima raportohet të jetë një pensioniste 68-vjeçare nga Austria, transmeton Gazeta Metro.
68-vjeçarja vdiq pasi humbi krahun dhe këmbën duke u zhytur në brigjet e Hurghada
Autoritetet egjiptiane pranuan sot se një tjetër trup i pajetë u tërhoq nga deti të premten pasi u gjet në një shkëmb në Sahl Hasheesh, në jug të Hurghada, sipas dëshmitarëve okularë.
Identiteti i gruas nuk është zbuluar, por besohet se ajo ka qenë një turiste rumune, e cila po qëndronte në hotelin me pesë yje Premiere Le Reve, shkruan DailyMail.
Dje, zyrtarët lokal në Detin të Kuq u thanë gazetarëve se zonat e sulmit dhe Hurghada do të mbylleshin për të gjitha aktivitetet detare duke përfshirë peshkimin dhe zhytjen./gazetametro.net