Një qytetar rus është vrarë nga një peshkaqen afër një plazhe në një resort të Hurghada në Detin e Kuq ka konfirmuar konsulli rus në këtë qytet të enjten, transmeton Gazeta Metro.
Ministrja egjiptiane e ambientit, Yasmine Fouad ka thënë në një deklaratë të postuar në Facebook se një peshkaqen tigër ka vrarë pushuesin duke mos dhënë detaje tjera për viktimën.
Fouad ka urdhëruar një ekip të kapin peshkaqenin ndërsa autoritetet kanë ndaluar notin dhe gjitha aktivitetet në ujë për dy ditë afër vendit të ngjarjes, raporton Reuters.
Ekipi i dërguar nga ministrja ka arritur të kapë peshkaqenin në mënyrë që të ekzaminohet dhe të hulumtohet arsyeja pse ka sulmuar.
Një shofer i cili u ndodh afër vendit të ngjarjes ka thënë se njerëzit nxituan ta ndihmuan viktimën pasi që roja e sigurisë ngriti alarmin por nuk arritën ta shpëtojnë atë në kohë./gazetametro.net
23 yrs old #russian man popov eaten alive in a shark attack in Egypt in front his family and friends 😳
Later on they claimed to catch the #shark that attacked Russian tourist. Here the video of #sharkattack pic.twitter.com/yUlHMBLIVi— Oye Ahmad (@oyeahmad123) June 9, 2023