Loading…

Peshkopi i Kishës Ortodokse kundërshton zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

  • 14/02/2017 | 20:58

Peshkopi i Kishës Ortodokse kundërshton zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Pas partisë së Nikolla Gruevskit, kundër zbatimit të dygjuhësisë në Maqedoni me një deklaratë politike ka dal edhe Peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, ipeshkvi Agatangal i cili është i njohur për qëndrimet e tij radikale.


Me një retorikë të fuqishme nacionaliste ai ka kundërshtuar zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe duke thënë se ajo çfarë nevojitet në Maqedoni është vetëm mbrojtja e interesit kombëtarë maqedonas.

”Ajo çfarë është kombëtare, interesat kombëtar, interesat shtetërore të popullit për mbijetesën e shtetit kombëtar kurrë nuk duhet të jenë të diskutueshme në mesin e popullit maqedonas. Nuk na duhet dygjuhësia, as kantonizimi, por na duhet kjo tokë maqedonase e shenjtë ”– deklaroi Metropoliti Agatangal, Peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase.

Përdorimi i fesë për interesa politik nuk duhet të ndodhë thotë, dekani i Fakultetit Teologjik në Shkup, Fahrudin Hebibi. Ai vlerëson se përfaqësues i një institucioni fetar nuk do të duhet që t’i shërbejë interesave të një partie.

”Nëse eventualisht lidershipi fetar zbret në nivelin e partisë kur ne jemi mbipartiak, që të gjitha strukturat i kemi anëtarë dhe nuk guxojmë që ne të kanalizohemi dhe të profilizohemi për një strukturë të caktuar e cila ka mandat të kufizuar. Për mendimin tim ky është gabim, por ja që edhe kjo ndodh, që për interesa të veta partiake ta shfrytëzojnë edhe këtë element ”– tha Fahrudin Hebibi, Dekani i Fakultetit Teologjik.

Por, nuk është vetëm ipeshkvi Agatangal ai që përzien religjionin me politikën. Ditë më parë një gjë të tillë e ka bërë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili për rezultatin e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas votimeve fajësoi hoxhallarët, të cilët sipas tij kishin udhëhequr fushatë kundër tij dhe partisë së tij.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë