Loading…

Peshku i rrezikshëm në Vlorë: Kapet peshku-luan, është helmues

  • 27/11/2022 | 20:23

Peshku i rrezikshëm në Vlorë: Kapet peshku-luan, është helmues

Në ujërat rreth Karaburunit u kap për herë të dytë një peshk i rrezikshëm, i cili nëse preket pa kujdes shkakton probleme shëndetësore për peshkatarët.


Ata duhet të bëjnë kujdes kur bien në kontakt me peshkun luan që është invaziv për ujërat tona.

Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri 40 metra në brendësi të gjirit të Vlorës pranë Karaburunit

“Helmi i tij është  i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, tha ai

Peshku tropikal tipik i brezit koralor të Detit të Kuq alarmon edhe vendet e tjera rreth bazenit mesdhetar. Peshqit invazivë shqetësojnë shkencëtarët sepse dëshmojnë ngrohjen e detit por dhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj ku shumohen me shpejtësi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë