Loading…

Petkovic: Beogradi do të shqyrtojë kthimin e 1 mijë forcave në Kosovë, sipas ‘Rezolutës 1244 të OKB’së’

  • 08/12/2022 | 23:36

Petkovic: Beogradi do të shqyrtojë kthimin e 1 mijë forcave në Kosovë, sipas ‘Rezolutës 1244 të OKB’së’

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, gjatë konferencën së jashtëzakonshme ka pretenduar se Mitrovica e Veriut qenka ‘okupuar me urdhër të Albin Kurtit’, transmeton Gazeta Metro.


Petkovic e nisi konferencën i zymtë dhe paraqiti një version të tij të ngjarjes duke pretenduar se ky veprim i mbrëmjes së të enjtes është një akt okupimi sipas tij.

Ai më tej pretendoi se Serbia ka të drejtë ligjore të kthejë deri në një mijë  forcat të sigurisë në hapësirën e Kosovës, që gjithsesi do të shqyrtohet nga autoritetet në Beograd.

“Duke pasur të gjitha këto parasysh, Beogradi gjithsesi do të shqyrtojë kthimin e deri në 1 mijë forca tona të sigurisë në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë ashtu siç parashihet dhe në përputhje me rezolutën 1244, posaçërisht me nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2. ”

Si shtoi se presidenti serb Aleksandar Vucic disa herë e ka përsëritur se nuk do të lejojnë që të ndodhë një ‘Oluja’ dhe një pogrom i serbëve nga Kosova dhe njoftoi se do të ketë ndryshime pas këtyre akteve në kundërshti me ligjin të Kurtit për të cilat do të njoftoj vet presidenti serb ditëve në vijim.

Ai kërcënoi dhe fajësoi tutje edhe bashkësinë ndërkombëtare, Perëndimin, ‘ata mentorët e pavarësisë kosovare në Perëndim të kujdesen posaçërisht që të mos habiten me vendimet e Beogradit, pasi nuk jemi ne ata që kemi provokuar, shkelur marrëveshjen e Brukselit, pasi të gjitha po i bën Albin Kurti dhe qartë po shihet që dikush po e lejon”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë