Loading…

Petkovic e vlerëson ‘përpjekje shterpe’ bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por kërkon që SHBA e BE të reagojnë

  • 19/01/2021 | 19:07

Petkovic e vlerëson ‘përpjekje shterpe’ bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por kërkon që SHBA e BE të reagojnë

Petar Petkovic që kryeson të ashtuquajturën ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ të qeverisë së Serbisë reagoi ndaj deklaratave të kryetarit të AAK’së dhe ish kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj i cili kishte vlerësuar se Kosova ishte neglizhuar nga Brukseli dhe se referendumi për bashkimin me Shqipërinë ishte hap real nëse nuk ka njohje të Kosovës nga Serbia, transmeton Gazeta Metro.


Petkovic tha se Beogradi nuk bie dhe asnjëherë nuk ka rënë pre e kërcënimeve dhe shantazheve të kujtdo që vijnë nga Prishtina,  as nuk do të reagojnë me të njëjtën mënyrë shtoi ai, megjithëse ai nuk lëshoi rastin të reagoj as këtë herë siç bën edhe për çdo rast të pakonfirmuar të ndonjë vjedhje të pretenduar të qytetarëve me etni serbe në Kosovë.

Ai i vlerësoi në komunikatën e dorëzuar në media se kërcënimet e fundit rreth ‘krijimit të Shqipërisë së Madh’, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, janë vazhdim i atyre, sipas tij, shpresës shterpe të Haradinajt se do ta detyrojë Beogradin me taksën 100 për qind ta njohë Kosovën.

Sipas zyrtarit serb këto po ndodhin tani për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe se retorika anti Vucic dhe anti Serbi të ngritin pozitën politike para tyre.

Petkovic i theksoi teoritë e vjetra se dihet se që nga koha Lidhjes së Prizrenit ekziston ideja e krijimit të të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, dhe se vlerëson se nuk ka askush nevojë në Prishtinë të arsyetohet se kjo ide ka ardhur për shkak të pasivitetit të Brukselit, sipas tij. Megjithëse në Prishtinë askush nuk e përdor këtë si arsyetim për bashkim kombëtar, e as nuk diskutohet fshehurazi.

Petkovic e vlerësoi si vringëllimë shpatash këtë deklaratë fillestare të Ramush Haradinajt e pastaj edhe reagimin e tij ndaj përgjigjes së Vucic, ai shtoi se Serbia është e përkushtuar për paqe. Por megjithatë theksoi se fuqitë e mëdha duhet të reagojnë ndaj ‘krijimit të një formacioni të tillë artificial e etnikisht të pastër, të rrezikshme për paqe se stabilitet në rajon”.

Ai kërkoi që Uashington dhe Brukseli të mos heshtin dhe nuk do të mund të heshtin “pasi çdo mungesë e reagimit për këto synime të rrezikshme mund të shihen si pajtim në heshtje. Për këtë arsye është e domosdoshme që BE’ja të dalë me qëndrim të qartë e pa mëdyshje para paraqitjeve të tilla të Prishtinës” sipas Petkovic.

Petkovic shtoi se Beogradi nuk i trembet asnjë kërcënimi nga askush dhe se do të dijë gjithmonë se në çfarë mënyrë të mbrojë interesat e popullit të vet.

Petkovic ju ndalua hyrja në Kosovë nga autoritetet kosovare pas hyrjes në territorin kosovar pa leje për krishtlindjet ortodokse, në shkelje të marrëveshjes së Brukselit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë