Loading…

Petkovic kërcënon: Nëse s’reagon KFOR, ka kush mbron popullin tonë

  • 02/08/2022 | 16:51

Petkovic kërcënon: Nëse s’reagon KFOR, ka kush mbron popullin tonë

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ pranë qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, reagoi sot pas një raporti për arrestim të një serbi në Veri të Kosovës nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës që sipas tij paskan rrahur dhe kidnapuar atë, si dhe plaçkitur materialet shëndetësore që po transportonte, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij arrestimi i një serbit në Zveqan, një shoferi të Klinikës Qendrore në Mitrovicën e Veriut, Dejan Spahic nga policia e Kosovës sot ishte me urdhër direkt të kryeministrit Kurti ndaj të cilit do të ngritin proces gjyqësor shtoi madje Petkovic sot në konferencë për media.

“Albin Kurti personalisht ka urdhëruar arrestimin e Dejan Spahic, shoferin e sanitetit serb, gjë për të cilën do të ngrihet padi penale ndaj tij. Ai po nis provokimin më të ri dhe më të rëndë. ROSU ka ndaluar veturën e sanitetit të cilën e voziste Spahic nga policë të armatosur deri në dhëmbë që e kidnapuan, e njëri anëtar i hipi veturës dhe të gjithë shkuan në drejtim të panjohur” tha Petkovic në fillim të adresimit të tij.

Sipas tij ky represion i Kurtit ndaj serbëve ka cak institucione shëndetësore dhe e cilësoi terrorizëm aktin që ka ndodhur sipas tij.

“Arsyeja që anëtarët e ROSU kanë ndaluar dhe kidnapuar veturën e shoferin dhe materialin mjekësor është se Dejan Spahic po transportonte material nga Shtëpia e Shëndetit në Leposaviq për në Mitrovicën Veriore. Kurti po godet pacientët dhe të sëmurët tanë tani. Ata presin për barna dhe tretje për infuzione e materiale tani. Tani i erdh rendi edhe institucioneve shëndetësore. Populli ynë është i zemëruar dhe shqetësuar pasi tani më askush nuk e di se çka mund t’i shkojë në mendje Albin Kurtit. Unë për këtë ngjarje skandaloze dhe akt terrorist të Kurtit kam njoftuar Lajcakun”.

Petkovic shtoi se është ankuar zyrtarisht tek emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Ai u ankua se edhe aq pak sa kanë ilaçe dhe nuk po iu lejon dërgimin e tyre nga Serbia, tani edhe po ua vjedhin ato sipas Petkovic. Ai tha gjatë adresimit se mbi pesë herë ka kërkuar nga BE që të ndërhyjë për këtë çështje.

“Është e qartë, që në rend janë institucionet shëndetësore. Askush më nuk e di cili është veprimi i radhën nga Kurti dhe se çfarë ka në kokë ai. Unë e njoftova për këtë ngjarje skandaloze Lajcakun dhe i thashë se në këtë mënyrë Kurti po shkel marrëveshjet dhe paqen përkundër se ai ka premtuar se më nuk do të kryej asnjë veprim”.

Sipas mediave serbe dhe zyrës serve që i prin Petkovic është arrestuar sot Dejan Spahic që është shofer i materialeve shëndetësore të Shtëpisë së Shëndetit të Leposaviqit është arrestuar nga policia kosovare afër Rudar. Ata pretendojnë se ai është ‘rrahur pastaj kidnapuar’ dhe me gjithë veturë e ilaçe janë dërguar në drejtim të panjohur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë