Loading…

Petkovic kërcënon përsëri: Mos të mashtroj veten Kurti e të mendojë se masat vetëm i pezulloi

  • 04/08/2022 | 17:04

Petkovic kërcënon përsëri: Mos të mashtroj veten Kurti e të mendojë se masat vetëm i pezulloi

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’, Petar Petkovic, sot e shau ambasadorin gjerman Jorn Rohde si gënjeshtar, më pastaj i dërgoi një kërcënim të maskuar keq qeverisë kosovare përsëri, transmeton Gazeta Metro.


Petkovic renditi kërkesat e Serbisë për kryeministrin Kurti që duhet ai t’i plotësojë para se të niset respektimi i gjashtë pikave të marrëveshjes së Brukselit.

“Në vend se të nisë procedurat e zbatimit të obligimeve të zotuara në Bruksel për të cilat garant është Bashkimi Evropian, Kurti vazhdon me fushatën e dezinformatave dhe sulmeve ndaj Beogradit zyrtar dhe serbëve në veri të Kosovës e Metohisë të cilët i akuzon për synimet e tija të pandershme dhe të rrezikshme” ka thënë Petkovic dhe i përsëriti pretendimet e zakonshme se “shkelja e marrëveshjeve dhe veprimet e njëanshme, grumbullimi i ROSU, lajmet e rreme e vringëllimën e shpatave deshi ta paraqesë si vendosje të rendit dhe njëfarë reciprociteti në krahinë”.

Petkovic vazhdoi me pretendimet e tija se e vërteta është se Kurti me njësitet e veta speciale të cilat i komandon po përgatitej të kryente dhunë të paparë ndaj serbëve në Kosovë dhe e shtoi lëvdatën e obliguar për shefin e tij, Aleksandar Vucic, që sipas tij ishte më meritori për shmangien katastrofës me politikën e tij të vendosur, të qetë e me diplomaci të peshuar.

Atë moment që Kurti u tërhoq nga masat e tij të njëanshme, u tërhoqën edhe serbët në veri të Kosovës tha Petkovic dhe shtoi kërcënimin e tij.

“Pra 5 minuta mjaftuan që Kurti të tërhiqet vendimet e tija të njëanshme dhe të ruante paqen. Kjo është e vërteta e vetme. Mos të mashtrohet Kurti që masat e veta vetëm sa pezulloi, pasi e di mirë që serbët kurrë nuk do të pranojnë shkeljen e marrëveshjeve dhe heqjen e të drejtave të tyre legjitime” porositi zyrtari serb duke shtuar se i vetmi vend ku mund të zbuten tensionet është tavolina e bisedimeve “e jo disa baza ‘Belvedere’ e bunkerë të tjerë në të cilat Kurti përgatitë aksionet e tij të dhunshme”./gazetametro.net

Petkovic e quan gënjeshtar ambasadorin gjerman Rohde dhe e ‘këshillon’ të lexojë me kujdes Marrëveshjen e Brukselit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë