Loading…

Petkovic: Kurti duke refuzuar ta formojë asociacionin, anulon dialogun

  • 07/11/2021 | 16:13

Petkovic: Kurti duke refuzuar ta formojë asociacionin, anulon dialogun

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke refuzuar që ta formojë Asociacioni  e Komunave Serbe, jo vetëm që anulon procesin e dialogut, por edhe poshtëron BE-në dhe SHBA-në.


“Është e papranueshme dhe e turpshme që Kurti të tregojë arbitraritet dhe arrogancë kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe ta bëjë këtë pa asnjë sanksion, saktësisht prej atyre që janë garantues të implementimit të asaj që është nënshkruar”, ka thënë Petkovic, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka dyshim se Kurti po bën me dije që jo vetëm që nuk do të ketë asociacion, por që nuk do të ketë as serbë në Kosovë”.

Qëndrimi i Petkovic lidhet me deklaratën e Kurtit për Deutesche Welle ku ka thënë se nuk do të ketë asociacion në baza etnike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë