Loading…

Petkovic: Më 11 qershor mund të ketë edhe vrasje

  • 08/06/2017 | 22:50

Petkovic: Më 11 qershor mund të ketë edhe vrasje

Dita e zgjedhjeve rrezikohet të përballet edhe me humbje njerëzish. E gjithë kjo si rrjedhojë e kërcënimeve të vazhdueshme nga Lista Serbe. Por kjo nuk e habit Slavisha Petkoviqin nga Partia Liberale Serbe.


Ai në Rubikon të KTV-së tha se kur mungon dija atëherë u mbetet vetëm forca duke ju referuar veprimeve të Listës Serbe.

Ai nuk mbeti i kënaqur nga deklarata e përbashkët e shteteve të Quintit, që thonë: “jo duhet ndalur dhunën”. Petkoviq madje thotë se kanë edhe incizime ku njerëz në prani të policisë së Kosovës me revole rrahin njerëzit.

“Ne i kemi nëse doni mund t’ua japim ku njerëz në prani të policisë me revole rrahin njerëzit, në prani të Policisë së Kosovës… Fillimisht, lejohet që populli të durojë një torturë të tillë me këtë psikozë të frikës që nuk mund t’ua shpjegoj dot, unë që nga viti 2004 jam i pranishëm këtu në të gjitha proceset politike edhe zgjedhore edhe të tjera. E këtë skam mundur të imagjinoj as në ëndrrat më të këqija që do të pres në 2017 që dikush do të bëjë këtë çfarë bënë tani pa kurrfarë pasojash dhe ndëshkimesh, kjo është esenca tani e gjithë tregimit”, ka thënë ai.

“Mos duhet ne të presim që me 11 qershor dikush të vdesë? Besoni se atmosfera ka arritur deri aty, ka rrahje në të gjitha anët, maltretime, përjashtimet nga puna janë bërë shumë të zakonshme, dhe çfarë në mbetet tani, ka mbetur që vetëm dikush ta nxjerrë revolen dhe të fillojë të vrasë, e çfarë do të bëjmë atëherë, çfarë reagime do të ketë të institucioneve përgjegjëse për këtë, ose të bashkësisë ndërkombëtare, sepse kur thoni që në kërkojmë mos të bëhen presione dhe kërcënime nga ana e subjekteve politike, atë here na tregoni se cili është ky subjekt, dhe tregoni se kush po i kryen këto kërcënime, sepse kur e thoni këtë prokuroria duhet të reagojë ndaj kësaj. Mund të besoni se në Leposaviq në katër ditët e fundit, pas atij incidenti me Jabllanoviqin, paramendojeni njësia speciale shkoi atje për të patrulluar në qytet për të reaguar ndaj kësaj, nëpër qytet në proces zgjedhor”.

Petkoviq tha se do të jetë e pamundur të pranohen deklaratat e KQZ pas zgjedhjeve se gjithçka ka shkuar mirë.

“Në fund KQZ-ja do të thotë mirë se kështu janë rezultatet dhe në parim gjithçka shkoi në atmosferë të mirë. Epo kur njësia speciale duhet të patrullojë nëpër qytet me arsyetim të thjesht shkaku i tensioneve të brendshme shkaku i procesit zgjedhor atëherë e dimë se ku jemi”, përfundoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë