Loading…

Petkovic ‘si zakonisht’ flet pallavra: Akuzon KFOR’in dhe thotë se protesta ishte paqësore

  • 30/05/2023 | 10:32

Petkovic ‘si zakonisht’ flet pallavra: Akuzon KFOR’in dhe thotë se protesta ishte paqësore

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka akuzuar KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.


Ai ka thënë se mandati i KFOR-it ishte “të mbronte popullin serb” dhe se sipas tij, ata “po mbronin kryetarët e rrejshëm” dhe Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ai duket se nuk e ka parë dhunën ku mbetën të lënduar gati 30 ushtarë të KFOR-it, duke thënë se protesta ishte paqësore.

“Ne këmbëngulim që Prishtina, përkatësisht KFOR-i, t’i lirojë dy serbët e mbetur që protestuan paqësisht para ndërtesës së komunës në Zveçan. Ata u dërguan në Mitrovicën jugore dhe u akuzuan për huliganizëm.” – ka thënë Petkoviq për RTS.

Petkoviq ka thënë se serbët “nuk mund të pajtohen me okupimin e veriut të Kosovës” dhe se “shteti i Serbisë është me ta”, dhe se Serbia nuk dëshiron konflikte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë