Loading…

Petkovici i reagon SHBA’së: Serbët duan Asociacion me të gjitha kompetencat ekzekutive

  • 06/08/2022 | 16:49

Petkovici i reagon SHBA’së: Serbët duan Asociacion me të gjitha kompetencat ekzekutive

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur në emër të serbëve në Kosovë dhe ka thënë se ata kërkojnë themelim të Asociacionit me të gjitha kompetencat ekzekutive.


“Serbët duan Asociacionin me të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë ekzekutive siç është rënë dakord në marrëveshjen e vitit 2013 në Bruksel dhe atë të vitit 2015”, ka deklaruar ndër të tjera Petkoviq.

Ai ka folur edhe për deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, mbrëmë të dhëna në një intervistë të tij në RTK. Petkoviq i ka quajtur ato dezinformata.

“Bislimi ka shkuar aq larg, duke thënë se serbët në veri të Kosovës duan të heqin dorë nga letërnjoftimet dhe targat serbe, por se këtë nuk po e lejon Beogradi zyrtar dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilët gjoja po i shtyjnë në një lloj proteste. E vërteta është se Beogradi zyrtar po lufton ekskluzivisht për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar ndër të tjera Petkoviq.

Bislimi në intervistën për radio televizionin publik mbrëmë tha se Vuçiqi qëndron prapa çdo trazire që ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë