Loading…

Petkoviq: Dialogu nuk është pika e fortë e Kurtit

  • 03/11/2021 | 16:51

Petkoviq: Dialogu nuk është pika e fortë e Kurtit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e pengon formimin e komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Metro.


Petkoviq ka thënë se Kurti nuk ka se si t’i shmanget formimit të asociacionit teksa e ka akuzuar edhe për përdorim të madh të forcës përballë pakicave serbe.

“Me çfarë mjetesh planifikon Kurti të pengojë formimin e komunave me shumicë serbe, kur e dimë se dialogu nuk është pika e tij e fortë, por edhe se ai nuk i shmanget militarizimi i Kosovës, veprimeve të njëanshme, të dhunshme dhe përdorimit të mjeteve të rënda, armë e municione kundër serbëve duar-zbathur”, tha Petkoviq.

Tutje ai ka thënë se tema e parë e dialogut në Bruksel duhet të jetë formimi i asociacionit.

“Marrëveshja e Brukselit nuk është një çështje që secili mund të marrë atë që i përshtatet, por një dokument i detyrueshëm për të dyja palët, por edhe për Bashkimin Evropian. Pikërisht për këtë, është e rëndësishme që në raundin e parë të ardhshëm të dialogut në Bruksel, tema kryesore të jetë formimi i komunave me shumicë serbe, pasi BE-ja u angazhuar në deklaratën e fundit për çështjen e dialogut”, tha ai.

Krijimin e komunave me shumicë serbe e ka konsideruar si nevojë të madhe.

“Fakti që Kurti thotë se krijimi i komunave me shumicë serbe po krijon shtet në shtet tregon se sa është kundër dialogut vetë Kurti, por edhe se sa është arritur marrëveshje e Brukselit në vitin 2013 në interes të popullit serb. Është një nevojë e madhe që kjo të krijohet, sepse nuk mund të jetë ndryshe”. / gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë