Loading…

Petkoviq: Osmani s’po i kushton rëndësi thirrjes së Amerikës për asociacionin

  • 08/11/2021 | 22:40

Petkoviq: Osmani s’po i kushton rëndësi thirrjes së Amerikës për asociacionin

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratave të Osmanit ku tha nuk mund të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.


Petkoviq tha se Osmani po mundohet ta zëvendësoj tezën e themelimit të asociacion me atë të formimit të Republikës Srpska.

“Ajo po mundohet që ta zëvendësoj tezën se formimi i asociacionit të komunave serbedo ta formonte Republikën Sprska. Kjo tregon se nuk i ka kushtuar rendësi mesazheve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane se Prishtina duhet ta formojë asociacionin”, është shprehur Petkoviq, shkruan kosovoonline, transmeton Klankosova.tv

Tutje, ai thotë se për shkak të sigurisë së qytetarëve serbë, ata kurrë nuk do të heqin dorë nga kërkesat për fomimin e asociacionit.

Petkoviq fjalimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në John Hopkins në SHBA e quajti propagandë politike, për të cilën, sipas tij, po merr duartrokitje nga opozita serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë