Loading…

Petrisch: Kurti u zbut për Asociacionin, zgjedhjet pa serbë s’kanë kuptim por i mendoni mirë përparësitë dhe mangësitë të pjesëmarrjes ose jo

  • 31/03/2023 | 17:28

Petrisch: Kurti u zbut për Asociacionin, zgjedhjet pa serbë s’kanë kuptim por i mendoni mirë përparësitë dhe mangësitë të pjesëmarrjes ose jo

Marrëveshja në Ohër ka përshpejtuar procesin negociator me synim të arritjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka vlerësuar ish i emisari i BE’së për Kosovë, Wolfgang Petrisch, transmeton Gazeta Metro.


Ish diplomati austriak i ka thënë portali serb të lajmeve Kosovo-Online se pret që në takimin e radhës të kryenegociatorëve do të vazhdohen bisedimet në implementimin e marrëveshjes.

“Më duket se na pret dialogu i vazhdueshëm në të cilin të dyja palët, posaçërisht Prishtina, përkatësisht Albin Kurti, të tregojë ndryshim të qëndrimeve të tija, para së gjithës në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për të cilën ka pajtim tash e sa kohë”.

Ai vlerësoi pozitive fleksibilitetin që po tregon pala kosovare. Ai theksoi poashtu edhe rikthimin e procesit të dialogut që do të ketë. Ish diplomati porositi që të nuk duhet lëshuar këtë rast drejt normalizimit të raporteve.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet e paralajmëruara në veri të Kosovës, Petrisch tha se do të ishte problematike po të mbaheshin pa pjesëmarrjen e serbëve.

“Nëse serbët nuk marrin pjesë, zgjedhjet s’do të kenë kuptim. Pala serbe duhet të mendojë mirë se çfarë janë përparësitë dhe mangësitë nëse nuk marrin pjesë, dhe e kundërta. Komuniteti serb në Kosovë ka dëshmuar se pjesëmarrja, pra pjesëmarrja në institucionet e kosovare ka sjellë diçka. Por, për pjesëmarrjen në zgjedhje duhet të vendosin udhëheqësia e serbëve në veri”.

Ai tha se institucionet e zgjedhura do të kishin legjitimitet të kufizuar, nëse do të kishin fare, nëse zgjedhjet kalojnë pa pjesëmarrjen e serbëve. Por i porositi serbët të shikojnë drejt benefitit të pjesëmarrjes me shembullin e serbëve në Kroaci.

“Jam i mendimit se do të duhej ndjekur shembulli i Milorad Pupovac, që po zhvillon politikë inteligjente për komunitetin e tij në Kroaci me pjesëmarrjen e tij në institucione. Megjithatë, kjo natyrisht varret nga gatishmëria e pushtetit për kompromis, në këtë rast të Prishtinës” tha Petrisch.

Ai tutje shtoi se kryeministri Kurti me pranimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka treguar gatishmëri të heq dorë nga  mosgatishmëria e tij për kompromis”. Petrisch shtoi se kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ai është i bindur se me pjesëmarrjen në institucione serbët nga brenda do të mund t’i zhvillojnë pasi nga jashtë edhe nuk është e mundur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë