Ish-ministri i jashtëm Petrit Selimi i ka dalë në përkrahje ambasdaorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm.
Selimi në rrjete sociale ka shkruar se është koha që të gjitha kapacitetet të ofrohen për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
“Hovenier ka të drejtë. Ciklet zgjedhore kanë përfunduar si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Tani është koha për ta përdorur çdo kapacitet në dispozicion me administratën Biden për ta përfunduar marrëveshjen që do t’i hapë rrugën më të shpejtë Kosovës për integrim në NATO”, ka shkruar Selimi.
E deklarata e ambasadorit amerikan ishte: “Kosova është shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për sovranitetin dhe integritetin territorial. Ne e dimë ku është kufiri, dhe kufiri është në veri, këtu ku jam ulur tash. Jam ulur në Mitrovicë”, ka thënë Hovenier.