Loading…

Petrit Zogaj për situatën në veri: Kurti deshti ‘show’ dhe atë e gjeti

  • 25/09/2021 | 15:30

Petrit Zogaj për situatën në veri: Kurti deshti ‘show’ dhe atë e gjeti

Analisti Petrit Zogaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dashur “show” për vendimin për reciprocitetin për targat me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.

Por, sipas Zogajt, Kurtit i ka dalë situata nga kontrolli.

Kjo pasi që sipas tij, qeveria përveç këtij “show” që e kishte në skenar, nuk kishte menduar asgjë tjetër.

Më poshtë postimi i plotë i Zogajt:

Vitin e kaluar, kur reciprociteti ishte ekonomik dhe ku Serbia demtohej me shume, nuk kishta barrikada ne veri, nuk digieshin objektet e institucioneve publike, e as nuk shkelej hapesira ajrore e Kosoves. Kete vit deshten qe reciprocitetin ta paraqesin si nje shoë. Shko ne Kuvend, shpalosi targat me RKS dhe tento qe permes kesaj me i fitu zgjedhjet lokale. Shoë deshti kjo qeveri dhe ate e gjeti.

Nje kasnec i shumices parlamentare tha nje dite qe “qeveria i ka mendu te gjitha skenaret e mundshem ne lidhje me vendimin per targat.” Sic po shihet, pervec shoë qe kishte skenar, asgje tjeter s’kishte menduar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë