Loading…

Petrit Zogaj: Vjosa Osmanin politikane e rëndomtë dhe me qasje viktimizuese

  • 11/07/2020 | 09:27

Petrit Zogaj: Vjosa Osmanin politikane e rëndomtë dhe me qasje viktimizuese

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj është shprehur kritik për veprimet e fundit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Zogaj thotë se ajo po drejton seancat në parlament me inat politik jo racional ndaj LDK’së, e cila së fundi e përjashtoi nga dy pozita drejtuese në parti.

Komentet Zogaj i bëri pasi sonte, seanca e Kuvendit në të cilën po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës,u ndërpre pas një përplasjeje verbale në mes të deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vjosa Osmani po i moderon seancat e Kuvendit me inat iracional politik qe ka ndaj LDK-se dhe me fuqine e zeri, te cilin e ka goxha kumbues ne fakt. Mirepo, as inati ndaj LDK-se dhe as fuqia e zerit nuk kane vlere te shtuar ne politike”, shkroi Zogaj në Facebook.

“Perkundrazi, kjo menyre e udheheqjes, e ben Vjosen politikane te rendomt brenda mocalit politik qe ekziston”, shton ai.

Sipas Zogajt, Osmani ka qasje viktimizuese.

“Tendenca qe me u viktimizu ne cdo rast, per cdo situate dhe nga secili, vetem per faktin qe je grua, ne fakt eshte demi me i madh qe i behet kauzen, e qe eshte dhuna e vertete e sistematike e burrave ndaj grave. S’po me degjojne sepse jam grua, me perjashtuan sepse jam grua, me ofenduan sepse jam grua. Kjo s’eshte politike, kjo eshte qasje viktimizuese”, përfundoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë