Aktori i njohur, Enver Petrovci, ka thënë seai ka qenë njëshi në Jugosllavi, transmeton Gazeta Metro.
Në vitet e ’70 Beogradi nuk ka qenë qytet i serbëve, por e pati arritur që të jetë internacional.
“Nëse ke qenë i mirë, nëse e ke ditur se çfarë do, ke mundur të depërtosh”, ka thënë Enver Petrovci, në Rubikon të KTV-së.
Ai është ndjekur nga një parim i një profesori shqiptar se “kurrë dobësitë e tua mos i lidh me komb”. Prandaj ai nuk mund të thotë se në Beograd e ka penalizuar të qenit shqiptar.
“Nuk ia kam lejuar vetes atë kënaqësi që të them se po ma bën se jam shqiptar, ndoshta edhe ma kanë bërë”, thotë Petrovci për kohën sa studioi në Beograd.
“Kam menduar që nuk e kam merituar dhe kam arrit që të kem sukses, jo veç sukses por, më falni për modestinë, të jem njëshi në ish Jugosllavi, ata vetë e thonë, edhe sot e asaj dite”, ka thënë ai.
Petrovci tha se kulmi i karrierës së tij ishte në vitet ’83 – ’84./gazetametro.net