Kreu i krimeve të luftës, prokurori Millan Petroviq, ka thënë se procedura kundër liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk skadon asnjëherë.
Petroviq ka shtuar se procedura kundër Ramush Haradinajt, do të zgjasë sa të jetë gjallë.
“Prokuroria e krimeve të luftës që merret me krime të cilat nuk skadojnë, atëherë procedura kundër Ramush Haradinajt do të zgjasë për aq kohë sa ai të jetë gjallë. Nuk do të ketë ndërprerje të procedurës”, ka thënë ai./gazetametro.net