Loading…

Pezullimi i dialogut, nuk ndikon në raportet e Kosovës me BE’në

  • 12/03/2017 | 22:44

Pezullimi i dialogut, nuk ndikon në raportet e Kosovës me BE’në

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është zotuar se do të zbatohet në tërësi rezoluta e kuvendit të Kosovës, e cila ka për qëllim pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.


Ajo ka thënë se ky vendim i Kuvendit nuk do të ketë ndikim në raportet e Kosovës me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ministrja Tahiri ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK’së, duke thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është obligim kushtetues e vullnet i popullit.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet ta kuptojë se udhëheqja e Kosovës ka për obligim ta përmbushë vullnetin e popullit të vetë.

Kurse sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Tahiri ka thënë se ky proces është në rregull dhe Kuvendi duhet ta votojë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë