Loading…
Pezullohen 737 aeroplanë “Boeing”: Kompania drejt falimentimit, po humb miljardat
  • 14/03/2019 | 17:08

Pezullohen 737 aeroplanë “Boeing”: Kompania drejt falimentimit, po humb miljardat

Të gjithë 737 aeroplanët u ulën në tokë për të hetuar çështjet e sigurisë, për gjashtë muaj morrën jetën e 346 personave, transmeton Gazeta Metro.


Pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump që urgjentisht të ndalohet të gjithë aeroplanët e”Boeing”, vetë kompania rekomandoi një pezullim global të 737 aeroplanëve.

Menjëherë pas rënies së aeroplanit etiopian, 50 vende ndaluan fluturimin e “Boeing 737 max”, ato janë: Australia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bermuda, Kanadaja, Kina, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Hungaria, India, Indonezia, Iraku, Irlanda, Italia, Kuvajti, Letonia, Libani, Lituania, Luksemburgu, Malajzia, Malta, Meksika, Mongolia, Hollanda, Zelanda e Re, Omani, Panama, Polonia, Portugalia, Rumania, Singapori, Sllovakia, Sllovenia , Spanja, Suedia, Zvicra, Tailanda, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.

Së fundmi u dha lajmi se Rusia dhe Japonia mbyllën qiellin e tyre për këto aeroplanë.

Megjithatë, pasojat financiare janë të larta. Pas vendimit të Trump, vlera e aksioneve “Boeing” ranë me 3 për qind. Në total, aksionet e “Boeing” humbën 10 për qind të vlerës së tyre, ku kompanisë i kushtoi plotë 25 miliardë dollarë.

Në Francë filloi një analizë e kutisë së zezë nga Etiopia Airlines dhe ekspertët gjithashtu duhet të përgjigjen në pyetjen nëse avioni kishte të njëjtat probleme si të “Lion Air”.

“Është e rëndësishme të theksohet se në të dyja rastet ishte një aeroplan i ri dhe i modeli i njejtë dhe aksidenti ndodhi në të njëjtën fazë fluturimi, pak minuta pas ngritjes. Megjithatë, verifikimi i detajuar është i nevojshëm për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit të fundit”, ka thënë për BBS John Strickland, analist i aviacionit në JLS Consulting./gazetametro./net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë