Loading…

Pezullohet kthimi i nuses xhihadiste Shamima Begum në Britani

  • 31/07/2020 | 14:14

Pezullohet kthimi i nuses xhihadiste Shamima Begum në Britani

Begum ishte arratisur me tre mikesha kur ishte 15 vjeç për t’ju bashkëngjitur ISIS ku dhe ishte martuar me një xhihadist nga Holanda dhe kishin tre fëmijë, që të tre tani të vdekur. Këtë muaj asaj gjykata e apelit i mundësoi kthimin në Britani pas ndalimit në qeveria, por tani gjykata supreme britanike ka pezulluar kthimin deri në ankesën e qeverisë, transmeton Gazeta Metro.


Zyrtarët ligjorë të qeverisë fituan të drejtën që të apelojnë në gjykatën më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar që të sfidoj vendimin e gjykatës për lejimin e kthimit të saj.

Në seancën e të premtes zyrtari ligjor i qeverisë Sir James Eadie tha se edhe pse ka simpati për Begum për shkak të moshës së saj ishte vendimi i saj që “të lidhej me terroristë”.

“Ajo u largua me synimin që t’i bashkohet ekstremistëve të dhunshëm të ISIS” tha Eadie.

Sekretari i Brendshëm i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar, Sajid Javid, i kishte revokuar shtetësinë Begum bazuar në çështjet e sigurisë kombëtare./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë