Ish-këshilltari i departamentit amerikan të shtetit, David Phillips, në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ ka folur rreth idesë së ndarjes.
Phillips tha se nuk ka asgjë në deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, që jep të kuptojë se Amerika mbështet idenë e ndarjes së Kosovës, transmeton gazetametro.net
Megjithatë, ai tha se ideja e ndarjes është shumë e rrezikshme dhe do të shkaktonte destabilizimin e rajonit.
Më tej, Phillips tha se BE duhet të gjejë një rrugë ta bindë Serbinë që ta njoh Kosovën në kufijt aktualë, ose shqiptarët mund të deyrohen të mendojne edhe për opcione të tjera, duke përfshirë edhe bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. /gazetametro.net