Loading…

Piaget feston 60-vjetorin me një model 210 000 euro!

  • 16/04/2017 | 10:38

Piaget feston 60-vjetorin me një model 210 000 euro!
Lëvizje super e saktë dhe një formë e kulluar, marka e famshme e matjes së kohës, Piaget feston këtë vit 60 vjetorin e zemërakut të saj super të sofistikuar 9P.
Me 15 rekorde hollësie, Piaget e ka shndërruar nocionin e pafundësisht fin në firmën e tij. Historia filloi në vitin 1957 me lançimin e zemërakut mekanik me kurdisje manuale më të hollë në botë, modeli 9P.
Me trashësinë e saj prej 2 milimetrash, kjo mrekulli teknologjike thjesht revolucionoi përgjithmon industrinë e orave. Që prej asaj kohë, imtësia bën pjesë në ADN-në e shtëpisë së themeluar në vitin 1874 në Côte-aux-Fées (Zvicër) dhe të blerë nga kompania Richemont në vitin 1988. Sfida, të reduktohet gjithnjë e më shumë trashësia e orës dhe e përbërësve të saj duke mos ndryshuar performancën dhe fortësinë e lëvizjes.
Për të festuar 60 vjetorin e këtij modeli ikonik, Piaget ka vendosur që këtë vit të shtyjë edhe më shumë limitet e pafundësisht i hollë duke shtuar një përshpejtues.
Piaget Altiplano duket si një orë e krijuar me shkop magjik, që falë lehtësisë së titanit të përdorur për këtë teknologji është shumë më e lehtë se sa çmimi i saj prej 210 000 euro.
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë