Loading…

Pija më e mirë për veshkat tuaja: Çfarë tregojnë zbulimet e reja

  • 06/07/2022 | 18:52

Pija më e mirë për veshkat tuaja: Çfarë tregojnë zbulimet e reja

Veshkat jo vetëm që largojnë mbetjet nga trupi, por ato gjithashtu balancojnë lëngjet e trupit, lëshojnë hormone që rregullojnë presionin e gjakut, kontrollojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut etj.


Kjo është arsyeja pse kujdesi për trupin tuaj, përfshirë veshkat, është një domosdoshmëri për një shëndet optimal.

Kontrolli i ushqimeve dhe pijeve që fusni në trupin tuaj mund të ndikojë në shëndetin e veshkave në disa mënyra.

Disa ushqime dhe pije mund t’i dëmtojnë ato, ndërsa të tjera mund t’i ndihmojnë dhe të zvogëlojnë rrezikun e problemeve që lidhen me to.

Sipas një studimi të ri, të cilit AgroWeb.org i referohet, ekziston një pije mjaft e preferuar që mund të zvogëlojë rrezikun e dështimit akut të veshkave.

Dështimi apo dëmtimi akut është një episod i papritur që ndodh brenda disa orësh ose disa ditësh.

Shkaku lidhet me grumbullimin e mbeturinave në gjak dhe pamundësinë e veshkave për të ruajtur ekuilibrin e duhur të lëngjeve në trup.

Nëse nuk trajtohet, mund të preken edhe organe të tjera, si truri, zemra dhe mushkëritë tuaja.

Cila është pija më e mirë për veshkat?

Gjetjet nga studimi treguan se ata që pinin çdo ditë kafe, kishin një rrezik 15% më të ulët që dështimi i veshkave të ndodhte.

Në studim u vu re se një person që pinte 2-3 filxhanë kafeje në ditë, kishte një rrezik 22%-23% më të ulët.

Studiuesit morën gjithashtu parasysh karakteristikat demografike, statusin socio-ekonomik, ndikimet e stilit të jetesës dhe faktorët dietik.

Megjithatë, ekzistonte një rrezik 15% më i ulët për pjesëmarrësit që konsumonin çfarëdo sasie kafeje kundrejt atyre që nuk konsumonin.

Kërkimi u përshtat edhe për ata me sëmundje ose me çrregullime, të cilat mund të luanin një faktor në studim.

Studiuesit vunë re se edhe ata me sëmundje të tjera që pinin kafe kishin një rrezik 11% më të ulët për të pasuar një dështim të veshkave krahasuar me ata që nuk pinin fare.

Sëmundjet apo çrregullimet përfshinin presionin e gjakut, indeksin e masës trupore, diabetin, përdorimin e ilaçeve antihipertensive dhe funksionin e veshkave.

Ekspertët besojnë se arsyeja mund të jenë komponimet biologjikisht aktive të kombinuara me kafeinën, por edhe vetë kafeina, që përmirësojnë perfuzionin dhe përdorimin e oksigjenit brenda veshkave.

Sipas tyre funksioni i mirë i veshkave varet nga një furnizim i qëndrueshëm me gjak dhe oksigjen.

Megjithëse rezultatet duken premtuese, studiuesit thonë se për të përcaktuar të gjitha përfitimet e kafesë për veshkat, veçanërisht në nivelin qelizor, duhet të bëhen më shumë kërkime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë