Loading…

Pikat që i përmban marrëveshja e koalicionit LDK-Alternativa

  • 16/05/2017 | 18:03

Pikat që i përmban marrëveshja e koalicionit LDK-Alternativa

Pak çaste më parë u zyrtarizua koalicioni në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe partisë më të re në vend, Alternativa.


Ky koalicion u realizua mbi baza parimore që kanë qëllim përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, reformimin e sistemit të drejtësisë dhe atë të edukimit.

Këto pika i bëri të ditura anëtari më i ri i Alternativës, Kastriot Jahaj.

Ai në një bisedë telefonike me Gazeta Metro ka thënë se tani dy partitë nuk kanë biseduar për poste, por janë të përqendruar në zgjedhjet nacionale.

Jahaj tha se pika ma konkrete sa i përket zhvillimit ekonomik është krijim i zonave të lira ekonomike.

“Kemi paraparë krijimin e zonave të lira ekonomike në qytetet ku ato kanë munguar, si për shembull, në Prizren, në Pejë, jemi pajtuar edhe për përshpejtimin e procesit të krijimit të aeroportit të Gjakovës”, tha Jahaj.

Ai shtoi se për Alternativën është shumë e rëndësishme që këto pika të marrëveshjes të zbatohen. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë