Loading…

Piktura e Monet shitet për 110.7 milionë dollarë

  • 16/05/2019 | 09:36

Piktura e Monet shitet për 110.7 milionë dollarë

Një pikturë e serisë ”Meules” (”Mullarët e kashtës”) e piktorit francez Claude Monet u ble të martën në Nju Jork për 110,7 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar nga shtëpia ‘’Sotheby’s’’.


Kjo shumë regjistron një rekord botëror për artistin. Çmimi përfshin komisionin dhe shpenzimet.

Kjo është hera e parë që një pikturë impresioniste kapërcen pragun simbolik të 100 milionë dollarëve.

Piktura e përmasave 72×92 është pjesë e një koleksioni të pikturuar nga Monet gjatë stinës së dimrit 1890-1891 në shtëpinë e tij në Giverny, Normandi.

Një vepër tjetër e serisë “Meules” u shit në nëntor të 2016 nga shtëpia Christie’s në Nju Jork për 81,4 milionë dollarë.

Ashtu si kjo kopje unike, piktura e shitur një ditë më parë paraqet një mullar me bar në perëndim të diellit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë