Është njoftuar mundësia e një greve tre-ditore më 8 shtator këtë ka bërë të ditur Unioni I Pilotëve të Trafikut të Sllovenisë, pas negociatave të pasuksesshme të kontratave midis udhëheqësve së Adria Airways dhe pilotëve të saj, transmeton Gazeta Metro.
Në një njoftim për media Unioni I Pilotëve tregon se kërkesa për të filluar negociatat për një marrëveshje të re kolektive është paraqitur disa here tek menaxherët e Adria Airëays që nga fundi i verës 2018.
Arsya kryesore e kësaj kërkese është bërë pasi që kontrata e vjetër skadoi në fund të gushtit 2019 dhe Unioni shpresoj që të kishte kohë të mjaftueshme për të negociuar për një të re. Gjithësesi negociatat kanë filluar në Maj të 2019 dhe kanë përfshirë kërkesën e sindikatës së Adria Airways të ndërprej të gjitha shkeljet e kontratës së më hershme.
Bisedimet dolën të pasuksesshme, me 15 gusht sindikata shpalli një seri grevash për në Shtator.
Me përfundimin marrëveshjes së vjetër kolektive dhe pa asgjë të re, Unioni I Pilotëve të Trafikut të Sllovenisë njoftoi mediat se greva 3-ditore fillon këtë të diele.
Datat në të cilat pilotët e Adria nuk do të fluturojnë nëse nuk arrihet një marrëveshje janë më poshtë:
Greva # 1: nga 8 shtatori, mesnata (00:00) deri në mesnatën (23:59) 10 shtator, gjithashtu
Greva # 2: nga 18 shtator, mesnatë (00:00) deri në mesnatën e 20 shtatorit
Greva # 3: nga 30 shtatori, mesnata (00:00) deri në mesnatën e 2 tetorit
Përveç grevave të paralajmëruara, portali 24UR raporton se Adria Airëays gjithashtu përballet me një numër në rritje të pasagjerëve të zemëruar, fluturimet e të cilëve anulohen ose rinovohen.
Adria Airways ishte e vetmja linjë ajrore sllovene me bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar Joëe Puënik (i njohur gjithashtu si Brnik ose Aeroporti i Ljubljana). Shteti e shiti kompaninë në vitin 2016 në 4K Invest, një fond ristrukturimi me seli në Luksemburg, i cili e drejton kompaninë që nga ajo kohë, ka shkruar ‘TotalSlovenianews’./gazetametro.net