Nicholas Sinot (59) u shtrua në një spital në Teksas në mars të vitit të kaluar dhe u la i lirë pak para Krishtlindjes sipas kalendarit Gregorian, shkruan Guardian.
Me të në spital ishte gruaja e tij që kujdesej për të çdo ditë. Pasi u largua nga spitali, ai tha se kaloi një fazë të errët në të cilën “kishte probleme me të cilat duhej të merrej”.
Gjatë trajtimit, ai ishte në një aparat respirator, por edhe në një makinë për mirëmbajtjen articiale të zemrës dhe mushkërive para se të shërohej.
Kardiologu që e trajtoi Sinot, Biswajit Kar, thotë se virusi korona ka prekur çdo organ në trupin e tij, por që falë shëndetit të mirë arriti të mbijetojë.