Loading…
Piloti shpëton tragjedinë në aeroportin e Baselit: Lëndohen rëndë 10 kosovarë
  • 16/06/2019 | 23:20

Piloti shpëton tragjedinë në aeroportin e Baselit: Lëndohen rëndë 10 kosovarë

Një aterrim i cili kishte mundur të sjell një fatkeqësi në njerëz ku brenda ndodheshin kosovarë të shumtë, ka ndodhur sot në aeroportin e Baselit, shkruan Gazeta Metro.


Metro mëson se aeroplani që ishte nisur nga Prishtina, e që i takonte kompanisë ‘ALK’ kishte pasur disa momente kritike gjatë aterrimit në aeroportin e Baselit me emrin ‘EuroAirport’.

Zjarrfikësit dhe ndihma e shpejt kishte hyrë në pistën e aeroportit pasi kanë parë situatën dramatike, pas uljes së aeroplanit disa njerëz duhej të dërgoheshin në spital me urgjencë shkruan Gazeta Metro.

10 kosovarë kanë marrë lëndime të rënda si pasojë e turbulencës së aeroplanit, vendet ku ishin ulur në karrige janë shqyer nga ankorimi, ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Baselit dhe kanë marrë lëndime serioze.

Këtë madje e ka konfirmuar edhe Vivienne Gaskell, zëdhënëse e EuroAirport.

“Një Boeing nga Prishtina u ul në EuroAirport me 121 pasagjerë në bord në 20:07 10 persona u morën menjëherë pas uljes me lëndime të lehta në një spital në Basel”, tha Gaskell, shkruan Gazeta Metro.

Sa e ashpër ishte incidenti në ajër në fakt ishte i paqartë, por ky incident ka zgjatur më shumë se 30 minuta./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë