Loading…

Pioli para ndeshjes ndaj Atalantas: Nuk duhet të mendojmë përtej orës 17:59

  • 14/05/2022 | 15:45

Pioli para ndeshjes ndaj Atalantas: Nuk duhet të mendojmë përtej orës 17:59

Milan është shumë afër titullit kampion dhe nesër ka provën e radhës kundër Atalantas në ‘San Siro’ me fillim nga ora 18:00. Trajneri, Stefano Pioli në konferencën për shtyp para ndeshjes tha se nuk duhet të mendojnë për ndeshjen e Inter që do të luaj me Cagliarin, transmeton Gazeta Metro.


Trajneri italian, Stefano Pioli është shprehur i qartë para ndeshjes mjaft të rëndësishme kundër Atalantas, duke thënë se duhet të përqendrohen vetëm në lojë dhe mos të mendojnë për ‘Nerazzurët’.

”Ne nuk duhet të mendojmë përtej orës 17:59 nesër mbrëma dhe të përqendrohemi vetëm në lojë, sepse gjithçka më pas përcaktohet nga rezultati i lojës,” tha ai.

Ndër të tjera 56-vjeçari tregoi se grupi i lojtarëve këto ditë në seancat stërvitore kanë qenë të qetë dhe të vëmendshëm, por nesër një stadium i mbushur do të ju jepte atyre vetëm më shumë ngarkesë.

”Të kemi një stadium të mbushur nesër vetëm mund të na japë më shumë ngarkesë dhe energji, në këto ditë kam parë një ekip të vëmendshëm, të qetë, emocione të tjera që nuk shqetësojnë ndeshjen nuk janë shqetësimi ynë,” deklaroi Pioli.

Derisa kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro nga përfundimi i kampionatit italian, Milan është në pozitën e parë me 80 pikë ndërsa Inter në vendin e dytë me 78 pikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë