Loading…

Pique nuk e harroi Shakiran, e mban një detaj të saj në zyrën e tij

  • 06/10/2022 | 18:44

Pique nuk e harroi Shakiran, e mban një detaj të saj në zyrën e tij

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique është padyshim një nga ngjarje që bëri më së shumti bujë në vitin 2022.


Ish-çifti vazhdojnë të jenë shumë të përfolur edhe pse tashmë ndarja është zyrtarizuar bashkë me lidhjen e re të futbollistit.

Por edhe pse tashmë po shijon romancën me Clara Chia Marti, e cila punonte prej kohësh në kompaninë e futbollistit “Kosmos”, ai mban ende një detaj të Shakirës në zyren e tij.

Së fundmi një faqe në Instagram e një fansi të këngëtares së “Te Felicito” ka nxjerrë zbuluar sërish mbrojtësin e Barcelonës.

Faqja në fjalë ka ndarë disa foto nga zyrat e kompanisë së Pique-s ku duken disa foto të Shakirës të vendosura në kornizë.

Në zyrë mund të shihni se ka ende foto të Shakirës, të cilat padyshim kishin kuptim në kohën kur dyshja ishin së bashku, por tani duhet të jenë “të çuditshme” për të dashurën e re të Pique-s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë