Loading…

Pite e shijshme me Rrush

  • 28/03/2017 | 09:32

Pite e shijshme me Rrush
Kjo është një pite e shijshme, që do të kënaqë orekset tuaja të ëmbla.

Përbërsit

1 kg rrush i zi
400 gr miell i tipit 00
25 gr maja birre
200 gr sheqer
4 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
pak kripë

Përgatitja

1
Treteni majanë e birrës në një enë me gjysmë litri ujë të ngrohtë, pastaj shtoni miellin, vajin, sheqerin dhe pak kripë.
2
Mbrujeni mirë, shtojini edhe pak ujë të ngrohtë nëse ka nevojë dhe lëreni të vijë për rreth një orë në një vend të vakët.
3
Hapni 2/3 e brumit në një petë të hollë, lyeni me pak vaj ulliri tavën kuadrate dhe shtron petën. Mbulojeni me 700 gr rrush, pluhuroseni me dy lugë sheqer dhe dy lugë vaj.
4
Hapni brumin e mbetur dhe mbuloni rrushin, duke i palosur mirë buzët (buzët e petës së poshtme i palosim si gërshet mbi petën e sipërme.
5
Përhapni rrushin që ka mbetur dhe pluhuroseni sërish me sheqer dhe vaj ulliri dhe futeni në furrë 180° për rreth një orë.
5
Futeni pastaj në frigorifer që të pushojë për nja dy orë dhe gjiza juaj është gati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë