Loading…

Pjanic: Shkarkimi i Allegri nuk bën sens

  • 21/09/2022 | 15:05

Pjanic: Shkarkimi i Allegri nuk bën sens

Ish-mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic ka folur për situatën e Massimiliano Allegri te ‘Zonja e Vjetër’.


Raportime të shumta e lidhin Maxi Allegri me një shkarkim të mundshëm nga pozita e trajnerit të Juve.

Lidhur me këtë disa komente ka dhënë Miralem Pjanic, i cili thotë se një veprim i tillë nuk do të kishte sens.

“Një ndryshim nuk do të bënte sens tani. Juventusi i Allegrit mund t’i kthejë gjërat, por duhet të reflektojnë të gjithë”, ka thënë Pjanic.

“Askush s’mund të jetë i lumtur, duke filluar nga lojtarët.  Allegri dhe stafi po bëjnë detyrat e tyre. Sezoni është i balancuar dhe çdo gjë mund të ndodh”, shtoi mes tjerash boshnjaku.

Juventus janë në një krizë rezultatesh. Një shkarkim i Allegri mund t’i kushtojë edhe një ‘mal me para’ ‘Zonjës së Vjetër’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë