Loading…
Pjatë tradicionale shqiptare në Sarandë: Tavë dheu me mix mishrash
  • 12/06/2019 | 20:53

Pjatë tradicionale shqiptare në Sarandë: Tavë dheu me mix mishrash

Nëse keni vendosur që pushimet t’i kaloni në Sarandën e bukur, atëherë zgjedhjen e duhur për të drekuar apo darkuar mund ta gjeni në Restorant  “Eval”, transmeton Gazeta Metro.


Si një ndër pjatat më të preferuara të pregatitur nga shefi i kuzhinës  Xhuljano Hasko, është  pjata tradicionale e shoqëruar me tavë dheu.

Shefi i kuzhinës ndau për Gazeta Metro sekretin e pjatës që është ndër më të preferuarat, e sidomos të turistëve që vijnë nga Kosova.

Kjo pjatë është e përbërë kryesisht nga mishrat, gjë që i plotëson dëshirat e të gjithëve.

Pjata përban fileto pule, bërcollë, qofte me mish lope, shish qebap dhe suxhuk.

Këta mishra janë të bërë në skarë dhe kanë shumë pak yndyrë.

Pjata ” Mix Mishrash” është e shoqëruar me tavë dheu dhe salcë kosi, ndërsa sipas dëhsirës mund të shoqërohet edhe me perime sipas dëshirës së klientit. Kjo pjatë shoqërohet kryesisht me verë të kuqë ose birrë të ftohtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë