Loading…

Pjesa e parë mes Liverpool dhe Real Madrid përfundon pa gola, pritet spektakël në të dytën

  • 28/05/2022 | 22:26

Pjesa e parë mes Liverpool dhe Real Madrid përfundon pa gola, pritet spektakël në të dytën

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Real Madrid me rezultat të barabartë 0-0, transmeton Gazeta Metro.


Në ‘Stade de France’ gjatë 45 minutave të parë u pa vetëm një skuadër dhe ajo ishte Liverpool e cila tregoi një dominim të madh ndaj ‘Los Blancos’.

Skuadra e Jurgen Klopp kishte dy raste shumë të mira për të kaluar në epërsi, megjithatë vetëm falë portierit, Thibaut Courtois takimi është ende pa gola.

Rasti i parë ishte në minutën e 16’të, ku brenda zonës Mohamed Salah provoi të mposht Thibaut Courtois, por ky i fundit u tregua i vëmendshëm dhe priti gjuajtjen e egjiptianit.

Ndërsa nuk vonoi shumë edhe pas pesë minutave senegalezi, Sadio Mane nga jashtë zonës provoi një gjuajtje të fortë por përsëri shpëtimtar ishte portieri belg, por në këtë rast ai pati edhe ndihmën e shtyllës.

Në fund të pjesë së parë skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti në rastin e vetëm të ndeshjes arriti të shënoi përmes sulmuesit francez, Karim Benzema mirëpo goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Kujtojmë se ndeshja është shtyrë dy herë nga 15 minuta për shkak se kishte pasur incidente jashtë stadiumit mes policisë franceze dhe tifozëve të Liverpool. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë