Loading…

‘Pjesë që gjithmonë kam dashur ta fsheh’, Capital T publikon sonte albumin

  • 23/12/2021 | 22:37

‘Pjesë që gjithmonë kam dashur ta fsheh’, Capital T publikon sonte albumin

Capital T ka publikuar listën e këngëve të albumit të tij të ri, “Heart Broken Kids”. Para pak ditësh ai publikoi këngën hapëse të albumit, “Plan”, të pasuara nga balada “Ndoshta”. Kjo e fundit, e lançuar më 21 Dhjetor, ka grumbulluar 1.1 milionë klikime në Youtube.


“Një dhuratë për fundvit. Një pjesë imja që gjithmonë kam dashur ta fsheh dhe për këtë arsye kam vendosur maskë në kopertinë, po çdo pjesë e ligë që çdo person e ka e që shumica e tregooojnë rrallë vjen prej një goditjeje ose thyerje zemre, që e kanë përjetuar në fëmijërinë e tyre duke u ndërtuar si karakter, thyerje zemre jo vetëm prej dashurisë, por prej shumë ngjarjeve të rënda që ne shqiptarët i kemi përjetuar me vite”, ka shpjeguar Capital T domethënien e albumit në postimin e tij.

Në albumin e ri, numërohen tre bashkëpunime: “S’kena konkurenc” me reperin Marin, “Rrebela” me Elinel dhe “Heku qafe” ku Capital vjen me MC Kreshën. Albumi do të publikohet në mesnatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë