Loading…

Pjesëtarët e lënduar të KFOR’it po trajtohen në Prishtinë

  • 29/05/2023 | 22:38

Pjesëtarët e lënduar të KFOR’it po trajtohen në Prishtinë

Disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë duke u trajtuar në një spital në Prishtinë.


Kjo vjen pas lëndimeve që kanë pësuar në Zveçan, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Atje, ata janë përleshur me serbët lokalë, të cilët kanë kundërshtyar hyrjen e krytarit të ri në ndërtesën e komunës, ku si për pasojë janë lënduar një numër i madh i pjestarëve të KFOR-it.

Kujtojmë që sot 41 janë plagosur gjithsej sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera e cila thekson se 11 prej tyre janë pjesëtarë të njësiteve italiane. Nga 11 italianët 3 prej tyre janë të plagosur rëndë por jashtë rreziku për jetë. Ata kanë pësuar fraktura dhe djegie si pasojë e sulmeve me koktej molotovi dhe goditjeve me mjete të forta.

Në protestën që eskaloi në dhunë pasditen e të enjtes në rendin e parë të perimetrit të sigurisë ishin ushtarë të policisë ushtarake të KFOR me pjesëtarë nga shumë shtete. Raportohet se në operacion prezent ishin ushtarë nga SHBA, Hungaria, Italia e Hungaria.

Pjesëtarët e policisë së Kosovës ishin në rrethin e dytë të perimetrit të sigurisë afër ndërtesës së komunës.

Ndaj ushtarëve janë hedhur kokteje molotovi, gurë e shishe siç shihet edhe nga pamjet. Një veturë civile poashtu është djegur.

Trazirat nisën rreth orës 16:00 kur  protestuesit refuzuan urdhrin e KFOR që të shpërndahen pas protestës që eskaloi në dhunë pas tentimit të serbëve lokalë të çajnë barrikadën

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë