Loading…

Plaçkitet Kisha Serbe në Shtërpcë: Hajdutët vjedhin para

  • 02/11/2019 | 17:04

Plaçkitet Kisha Serbe në Shtërpcë: Hajdutët vjedhin para

Persona të paidentifikuar deri tani kanë grabitur mbrëmë kishën serbe në fshatin Drajkovc në Shtërpcë, ku raportohet se kanë vjedhur një shumë parash vlera e së cilave ende nuk dihet, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Shtërpcë, Dragan Ivanovic.

“Të dyshuarit kanë marrë paratë dhe ikën. Përveç hyrjes së derës së nuk raportohet për dëme të tjera. Detaje rreth rastit ende nuk dihen”, ka thënë ai.

Ndryshe, rastin sot më herët e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku njoftuan se lajmërimin në polici e ka bërë një femër.

“Ankuesja femër K/Serbe ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektit fetare-kishë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash vlera e të cilave nuk dihet”, thuhet nga policia.

Sidoqoftë, shuma e parave të vjedhura dhe detaje të tjera ende nuk dihen./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë