Loading…

E çuditshme: Shtëpia e Kryeprokurorit u plaçkit në prezencë të policisë

  • 22/11/2016 | 14:38

E çuditshme: Shtëpia e Kryeprokurorit u plaçkit në prezencë të policisë

I plotësuar

Duket paksa e çuditshme vjedhja e ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, ngase ajo është kryer derisa aty po ruanin pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Vetë Lumezi duke folur për Indeksonline ka bërë të ditur se shtëpisë së tij i janë thyer dy dyer, dhe atij i është vjedhur një telefon, ndërsa shtëpia në ato momente ishte nën përkujdesin e policisë.

Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se vjedhja ka ndodhur rreth orës 03:10 minuata derisa ai bashkë me familjen e tij ishin duke fjetur, dhe për çudi në banesën e tij nuk është vjedhur asgjë tjetër përveç një telefoni, edhe pse aty ka pasur edhe gjësende të tjera me vlerë.

“Një telefon dhe disa gjëra tjera. Telefoni ka qenë i imi. S’kam dyshime te ndokush, a kanë qenë hajna apo çfarë kanë qenë. I kanë thyer dy dyert, policia ka qenë përpara aty, s’ka qenë aq lehtë me hy por shohim”, ka thënë ai. /gazetametro.net


Është plaçkitur një shtëpi pritvate sot në rrugën “ Xhevat Qena, në Prishtinë. Ndërsa Klan Kosova raporoton se bëhet fjalë për shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi.

“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën nga ankuesja B.L. femër, shtetase e Republikës së Kosovës, se në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi private, ka ndodhur një rast vjedhje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Gjithashtu në njoftim thuhet se se pas marrjes së intofmatës njësitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit – personave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, theksohet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë