Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur sot rreth orës 16:40, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Gazetën Metro, e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Gajkovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka deklaruar se rasti ka ndodhur në në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ku janë qëlluar me armë dy persona e më pas janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë.
“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri”, ka deklaruar Elezaj.
Ai ka shtuar se dy personat e tjerë dyshohet se janë të përfshirë në rast janë dorëzuar në Stacionin Policor në Rahovec.
“Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka shtuar ai./gazetametro.net