Loading…

Plagoset rëndë një infermier në QKUK

  • 26/09/2020 | 15:47

Plagoset rëndë një infermier në QKUK

Sindikata e infermierëve të Kosovës ka njoftuar se është plagosur një infermier, shkruan Gazeta Metro.


Një infermier i Urologjisë është plagosur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Metro ka provuar të marrë përgjigje nga policia po nuk kanë dhënë prononcime.

Lexoni reagimin e plotë të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.
Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.

Kryesia e Sindikatës së infermierëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë