Loading…

Plagosja e katër studentëve tek Presidenca, arrestohet autori (Emri)

  • 08/05/2018 | 17:39

Plagosja e katër studentëve tek Presidenca, arrestohet autori (Emri)

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 4 studentëve të Politeknikut në Tiranë mesditën e sotme.


Ngjarja ndodhi përballë Presidencës, ku 4 persona u plagosën me thikë.

Në pranga është vënë Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi:

“Rreth orës 11:40 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J.Ll., 18 vjeç F.Ll. 18 vjeç, (J.Ll dhe F.Ll, janë djem xhaxhallarësh) K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi : – Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë”,- shkruhet në njoftimin e policisë.

“Ky shtetas paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje.”

Aktualisht  Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Mark ndodhen në spital për të marrë mjekimet dhe kujdeisn e nevojshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë