Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qender të qytetit të Mamurrasit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të paradites të së martes, në ambjentet e një lokali.
I plagosur ka mbetur shtetasi Mateo Kala, banues në Mamurras. Ky i fundit ka qenë duke pire kafe brenda lokalit, kur është qëlluar me një plumb pistolete në këmbë, mëson Panorama.
Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka identifikuar autoret të cilët janë vëllezërit me iniciale N.B dhe GJ.B vëllezer banues në Mamurras.
Pasi kryen plagosjen ata u larguan me shpejtësi në këmbë duke i shpëtuar arrestimit.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kreh të gjithë zonen për kapjen e tyre. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se mes autorëve dhe të plagosurit ka patur një konlikt të çastit për motive ende të paqarta.
Për të mësuar më teper rreth ngjarjes policia ka shoqëruar disa përsona të cilët kanë qenë dëshmitar, ndërsa pritet që të merret në pyetje dhe 27-vjeçari i cili ishte objektiv i sulmit me arme zjarri.