Loading…

Plagosja me armë në Gjakovë: Arrestohet i dyshuari

  • 10/08/2026 | 18:49

Plagosja me armë në Gjakovë: Arrestohet i dyshuari

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, ku një person ka pësuar lëndime, shkruan Gazeta Metro.


Policia ka ndërmarrë veprimet e para pas raportimit të rastit, ndërsa personi i dyshuar për përfshirje në ngjarje është ndaluar nga autoritetet.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, konfirmoi për Gazeta Metro se si i dëmtuari ashtu edhe personi i arrestuar janë burra të moshës madhore dhe me shtetësi kosovare.

“I dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”, tha ajo./gazetametro.net

Të shtëna në Gjakovë, një person plagoset me armë zjarri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë