Loading…

Plagosja me armë në Gjakovë, spitali: I lënduari është në gjendje stabile

  • 10/08/2026 | 19:58

Plagosja me armë në Gjakovë, spitali: I lënduari është në gjendje stabile

Një person është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, pasi ka pësuar plagë nga arma e zjarrit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas të dhënave të spitalit, pacienti është pranuar në Shërbimin Emergjent rreth orës 16:25. Pas vlerësimeve mjekësore dhe trajtimit fillestar, ai është mbajtur në spital për kujdes të mëtejshëm dhe raportohet se është në gjendje stabile.

“Sot rreth orës 16:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është sjellë një pacient i plagosur me armë zjarri. Menjëherë pas pranimit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore dhe i është ofruar trajtimi përkatës. Pacienti është i shtrirë në spital për trajtim të mëtejmë dhe gjendja e tij aktualisht është stabile”.

Ndërkohë, policia bëri të ditur se personi që dyshohet për rastin është vënë në pranga. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, tha për Gazeta Metro, se të përfshirët janë dy burra, shtetas të Kosovës dhe në moshë madhore.

“Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”, deklaroi Krasniqi./gazetametro.net

Plagosja me armë në Gjakovë: Arrestohet i dyshuari

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë