Loading…

Plagosja me armë në lagjen ‘Ulpiana’: Arrestohet një 60 vjeçar

  • 26/10/2021 | 09:30

Plagosja me armë në lagjen ‘Ulpiana’: Arrestohet një 60 vjeçar

Tashmë Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për gjuajte me armë zjarri në “Ulpianë” ku mbeti i plagosur një person.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se i dyshuari është një 60 vjeçar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë që të njëjtit i është sekuestruar edhe një revole e llojit Bertta.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm veprimet hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, mashkull 60 vjeç. I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më tej. Po ashtu është sekuestruar edhe një revole e llojit Beretta, që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë si dhe tre copë fishek”, ka treguar Borovci.

Ndërkohë që mbrëmë rreth orë 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij”, tregoi mbrëmë Borovci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë